Raporti 2005-2009
KRYETAR I KOMUNËS ÇAIR
z. Izet Mexhiti
Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet.
Momentalisht është duke ndjekur studimet post-diplomike, në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, me specializim në lëmin e menaxhimit publik.
Eksperiencën profesionale të punës e ka filluar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, duke ligjëruar lëndët ekonomike nga viti 2001 deri në 2003.
Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005.
Që nga Prilli i vitit 2005 zgjidhet për kryetar i komunës Çair, me çka me sukses të jashtëzakonshëm fillon të ushtrojë këtë detyrë, pozicion ky që mban aktualisht.
Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës Kryetari i parë Shqiptar i Komunës Çair, implementon me sukses mbi 100 projekte me çka i ndryshon imazhin kësaj pjese të Shkupit, gjithnjë duke mos hezituar ti përballojë edhe sfidat më të rënda të cilat u paraqitën në këtë periudhë.
Është promotor i ideve për bashkëpunim me sektorin civil, me shoqatat e ndryshme, gjithnjë duke marrë mendimin dhe sugjerimet pozitive që shprehin këto.
Gjatë periudhës së kaluar prej katër vitesh, veçohet me atë që filloi dhe përfundoi mjaft iniciativa, duke filluar nga ato të infrastrukturës komunale, rrugëve, ndriçimit, e poashtu me zbatimin dhe përkrahjen e shumë manifestimeve dhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve të Çairit. Menaxhimi i tij me këtë komunë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për faktorizimin e fjalës së shqiptarëve në Shkup.
FR-BDI Dega Çair
Memorandum bashkëpunimi me ESNAF-in dhe Tregtarët
Kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti sot në Teatrit Shqiptar firmosi bashkëpunimin me Esnaf-in e Çarshisë së Vjetër dhe me Shoqatën e tregtarëve Prosperiteti
Ky Memorandum do të jetë kornizë për të vazhduar bashkëpunimin e deritanishëm të sukseshëm edhe në të ardhmen.
Përveç pikave tjera për të implementuar projkete dhe aktivitete të ndryshme për ringjalljen e Çarshisë së Vjetër dhe përmirësimit të kushteve të tregtarëve në tregun e Bit Pazarit, ky memorandum parashikon edhe angazhimin e këshilltarëve në kabinetit e Kryetarit të Komunës që do ti nominojnë këto dy subjekte partnere, me çka bashkëpunimi dhe kontaktet do të intensifikohen në të ardhmen.
FORUM për zgjedhje të lira dhe demokratike
Në një forum të gjërë, ku morrën pjesë ambasadori i SHBA-ve, z. Filip RIker dhe ajo e UNDP-së Marie Luis dhe përfaqësues të partive politike
u bisedua për angazhimin e të gjitha partive politike për organizimin e zgjedhjeve sa më të qeta, fer dhe demokratike.
Kryetari i komunës, Izet Mexhiti, shprehi se këtë cikël zgjedhor, pasi BDI është pjesë e qeverisë, është më se evidente se parregullësite dhe dhuna zgjedhore është dukshëm e zvogëluar. Pas një diskutimi të gjërë edhe me pjesëmarrës të shoqatave joqeveritare, të gjithë potencuan nevojën për përmirësimin e imazhit demokratik të vendit përmes mbajtjes së zgjedhjeve sa më të lira.
Takim me ambasadorin e UNDP-se
Kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti, sot kishte takim me ambasadoren e UNDP-së në Maqedoni,
z-nja Maria Luisa, të cilët biseduan për ecurinë e fushatës parazgjedhore, si dhe për mënyrat se si të motivohet pjesëmarrja sa më aktive e të gjitha shtresave të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe demokratike.
U përkujtuan veteranët e arsimit shqip

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit dhe 122 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, komuna e Çairit ka përkujtuar veteranët e arsimit duke i shpërblyer mësuesit me dhurata simbolike. “Komuna e Çairit sikur edhe më parë edhe tani, por edhe në të ardhmen ka ditë dhe do të dijë ti çmojë këto vlera dhe këta njerëz duke vepruar në bazë, duke bërë riparimin e shkollave dhe çerdheve, duke ndërtuar shkolla të reja, duke ngritë cilësinë e arsimit nëpërmjet themelimit të sektorit për arsim, duke organizuar simpoziume shkencore dhe duke bërë trajnimin e vazhdueshëm të arsimtarëve në të gjitha nivelet”, theksoi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
Hapja solemne e Biznes Qendrës

Kryetari i Komunës së Çairit në fjalimin e tij u përqëndrua në rëndësinë që kjo qendër do ta ketë në të ardhmen për sipërmarrësit e mesëm dhe të vegjël. Synimi kryesor i kësaj qendre do të jetë përkrahja e bizneseve ekzistuese të vogla dhe të mesme, si dhe stimulimi për fillim të bizneseve të reja.
Rinovime në Çarshinë e Vjetër

• Hyrja e Çarshisë së Vjetër të Shkupit nga ana e lumit Vardar gjatë 45 ditëve të ardhshme do të rinovohet. Përveç pllakave të reja në këtë pjesë të qytetit është parashikuar të vendoset dhe ndriçimi rrugor. Ky investim shtë pjesë e projektit të përbashkët të Komunës së Çairit dhe qytetit.
„Për këtë punim që fillon sot procedura është hapur në kohën para zgjedhjeve procedura e tenderimit është kryer, ndërmarrja është zgjedhur dhe sot fillojmë me punimin. Kjo është plotësisht ligjore. Në çarshinë e vjetër komuna e Çairit dhe qyteti kanë realizuar projektin e kalldërmës shumë më herët dhe kjo është vetëm realizimi i një pjesë të kalldërmës“, tha Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Me programin për ringjalljen e Çarshisë së vjetër është parashikuar ndriçim i tërësishëm i saj si dhe vendosja e sistemit wireless të internetit.

