I lindur më 8 Janar 1977, në Shkup. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet. Momentalisht është duke ndjekur studimet post-diplomike, në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, me specializim në lëmin e menaxhimit publik.
Eksperiencën profesionale të punës e ka filluar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, duke ligjëruar lëndët ekonomike nga viti 2001 deri në 2003. Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005. Që nga Prilli i vitit 2005 zgjidhet për kryetar i komunës Çair, me çka me sukses të jashtëzakonshëm fillon të ushtrojë këtë detyrë, pozicion ky që mban aktualisht.
Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës Kryetari i parë Shqiptar i Komunës Çair, implementon me sukses mbi 100 projekte me çka i ndryshon imazhin kësaj pjese të Shkupit, gjithnjë duke mos hezituar ti përballojë edhe sfidat më të rënda të cilat u paraqitën në këtë periudhë. Është promotor i ideve për bashkëpunim me sektorin civil, me shoqatat e ndryshme, gjithnjë duke marrë mendimin dhe sugjerimet pozitive që shprehin këto. Gjatë periudhës së kaluar prej katër vitesh, veçohet me atë që filloi dhe përfundoi mjaft iniciativa, duke filluar nga ato të infrastrukturës komunale, rrugëve, ndriçimit, e poashtu me zbatimin dhe përkrahjen e shumë manifestimeve dhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve të Çairit. Menaxhimi i tij me këtë komunë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për faktorizimin e fjalës së shqiptarëve në Shkup.
• Kryetari i komunës së Çairit, z-ri Izet Mexhiti me bashkëpunëtoret e tij nënshkroi kontratën për bashkëpunim me fondin e Holokaustit te hebrenjve të RM. Me donacion të këtij fondi në vlerë prej 750 mijë denar, komuna e Çairit bën ndërtimin e një çezme e cila do të jetë e vendosur në Çarshinë e vjetër më saktësisht ne platon në afërsi te xhamisë se Murat Pashës.
Punët për vendosjen e çezmës sipas marrëveshjes do te kryhen deri 11 mars 2009 ku do te behet edhe hapja solemne e çezmës.
Kjo çezme ka për qëllim rregullimin e ambientit për revidimin e Çarshisë.