KRYETAR I KOMUNËS ÇAIR

KRYETAR I KOMUNËS ÇAIR
z. Izet Mexhiti
I lindur më 8 Janar 1977, në Shkup.
Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet.
Momentalisht është duke ndjekur studimet post-diplomike, në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, me specializim në lëmin e menaxhimit publik.

Eksperiencën profesionale të punës e ka filluar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, duke ligjëruar lëndët ekonomike nga viti 2001 deri në 2003.
Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005.
Që nga Prilli i vitit 2005 zgjidhet për kryetar i komunës Çair, me çka me sukses të jashtëzakonshëm fillon të ushtrojë këtë detyrë, pozicion ky që mban aktualisht.

Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës Kryetari i parë Shqiptar i Komunës Çair, implementon me sukses mbi 100 projekte me çka i ndryshon imazhin kësaj pjese të Shkupit, gjithnjë duke mos hezituar ti përballojë edhe sfidat më të rënda të cilat u paraqitën në këtë periudhë.
Është promotor i ideve për bashkëpunim me sektorin civil, me shoqatat e ndryshme, gjithnjë duke marrë mendimin dhe sugjerimet pozitive që shprehin këto.
Gjatë periudhës së kaluar prej katër vitesh, veçohet me atë që filloi dhe përfundoi mjaft iniciativa, duke filluar nga ato të infrastrukturës komunale, rrugëve, ndriçimit, e poashtu me zbatimin dhe përkrahjen e shumë manifestimeve dhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve të Çairit. Menaxhimi i tij me këtë komunë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për faktorizimin e fjalës së shqiptarëve në Shkup.

FR-BDI Dega Çair

Promovim solemn të Profilit të Komunës dhe të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal


Në orën 13:00 Komuna Çair bëri promovimin solemn të Profilit të Komunës dhe të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal. Këto dy dokumente me rëndësi për Komunën, do të jenë udhëzuesi i punës së Komunës, gjatë krijimit dhe realizimin të projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Hapjen solemne e bëri Kryetari i Komunës, i cili në fjalë të shkurta elaboroi për rëndësinë që kanë këto dy dokumente. Më pas, prezentim të hollësishëm bëri koordinuesi i projektit z. Afrim Useini (foto), gjithashtu rreth këtyre dokumenteve, vlerësim shum pozitiv dhanë edhe drejtori i USAID, z.Majkëll Edi, dhe koordinuesja e USAID-it për këtë projekt, zonja Rozalia Vasileva